×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Goditet rrjeti i pedofilisë, aksion në 35 shtete, mes të arrestuarve dhe një 29-vjeçar nga Tirana

    Reporteri
    02 Prill 2025 | 17:17

    Një 29-vjeçar nga Tirana ka rënë në prangat e policisë pas një operacioni të shtrirë në 35 shtete kundër shfrytëzimit sekual të të miturve në internet.

    Pjesë e operacionit të koduar “Stream” ishte edhe policia shqiptare, e cila në bashkëpunim me partnerët dha kontriobutin e saj në identifikimin, dhe gjetjen e rasteve ku shfrytëzoheshin seskualisht të miturit me qëllime për nxjerrjen e tyre në internet.

    Njoftimi:

    Policia e Shtetit, pjesë e operacionit policor ndërkombëtar të koduar “Stream”, kundër shfrytëzimit seksual të të miturve, në internet.

    Në operacion morën pjesë agjencitë ligjzbatuese të 35 shteteve, përfshirë Policinë e Shtetit.

    Operacioni ndërkombëtar “Stream” u drejtua nga Policia Kriminale Shtetërore e Bavarisë dhe nga Zyra Qendrore Bavareze për Ndjekjen e Krimit Kibernetik (ZCB), dhe u mbështet nga EUROPOL.

    Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit, pas informacioneve të ardhura nga autoritetet policore të Gjermanisë dhe EUROPOL, se dhe një shtetas shqiptar ishte i implikuar në këtë veprimtari kriminale, i ka referuar materialet procedurale Prokurorisë së Tiranës, e cila ka regjistruar procedim për veprën penale “Pornografia”, me të mitur.

    Si rezultat i veprimeve hetimore dhe procedurale të kryera nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, u mundësua identifikimi i të dyshuarit, shtetasit M. Z., 29 vjeç, banues në Tiranë.

    Gjithashtu, u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për kryerjen e kontrolleve në banesën e 29-vjeçarit, ku u sekuestruan në funksion të hetimit, 3 celularë dhe 1 laptop.

    Paisjet e sekuestruara janë dërguar për ekzaminime kompjuterike të mëtejshme.

    Hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!