Visar Ymeri, analist politik vlerëson që klasa politike në Kosovë nuk duhet të fikësohet nga themelimi i Asociacioni të Komunave me Shumicë Serbe.
Sipas tij, Asociacioni nuk do të jetë shkatërrimtar për Kosovën, shkruan gazeta online Reporteri.net.
“As që duhet të frikësohemi se themelimi i Asociacionit do të jetë shkatërrimtar për Kosovën sepse nuk është ashtu. Në këtë drejtim mendoj se partitë opozitare, ose ata që mund ta krijojnë qeverinë dhe të shohin se cilat janë përfitimet që mund të marrë Kosova duke e filluar këtë proces. Nuk do të tolerohet më dhe po i kushton goxha shtrenjtë Kosovës me politika të tilla që i kemi parë tash së fundi, politika që vetëm dinë të thonë jo nuk e pranoj këtë e atë. Ti duhet të tregosh çka pranon.”, është shprehur ai.
Ai tha se Vetëvendosje, me kundërshtimin që i ka bërë Asociacionit e ka paraqitur si monstrum.
“Kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme. Pyetja duhet të shtrohet nga partitë politike dhe të gjithë ata që kanë qasje në diskutimin publik. Pse psh themelimi i Asociacionit kushton elektoralisht. Sepse ka një parti politike, Lëvizja Vetëvendosje, ku kam qenë edhe unë që ka një historik të gjatë të kundërshtimit dhe konstruktimit të këqijave që mund të vijnë nga Asociacioni dhe ka një anë tjetër të politikës të cilët në rastin më të mirë kanë hesht e nganjëherë edhe janë pajtuar. Pra, monstrumi i krijuar me emrin Asociacioni i Komunave me shumicë serbe është krijesë politike dhe njerëzit e mendojnë ashtu meqë kanë dëgjuar ashtu, që nënkupton se kjo edhe mund të prapakthehet. Pra psh partitë politike, edhe z.Kurti nëse është ajo nëse duan ta zbatojnë dhe duhet ta zbatojnë atëherë duhet ta krijojnë terrenin. Këto mund të thuhet se mbase janë probleme të vogla politike por kanë domethënie të madhe.”, është shprehur ai.