Ernesto Valverde, trajner i Barcelonës, doli në konferencë për shtyp para ndeshjes me Getafen, ku foli edhe për Lionel Messin.
Ai fillimisht foli për ndeshjen, duke theksuar se kanë vuajtur dukshëm nga Getafe.
“Vitin e kaluar kemi vuajtur shumë kundër tyre, pavarësisht se zhvilluam një ndeshje shumë të mirë. Është një skuadër që të lë shumë pak hapësira”, tha Valverde.
Sigurisht që tema më e rëndësishme mbetet Lionel Messit, me trajnerin që nuk e jep datë e saktë për rikthimin e argjentinasit.
“Nuk e di për sa kohë do të qëndrojë jashtë, por ne shpresojmë që të kthehet sa më parë. Gjithsesi, dëmtimi nuk është i rëndë, bëhet fjalë për një zgjatim të vogël dhe në javën e ardhshme do ta vlerësojmë më mirë. Do të na mungojë një lojtar vendimtar, por kemi të tjerë për ta minimizuar mungesën e tij”, tha Valverde.
Messi me siguri do të mungojë edhe në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Interit.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.