Amir Rrahmani e ka nisur shumë mirë aventurën e tij në Serie A me fanellën e Hellas Veronës.
Paraqitja e tij ndaj Udineses ishte ndër më të mirat e tij në këto pesë xhirot e para, duke mos i lënë sulmuesi bardhezi të afrohen te porta e Veronas.
Për këtë paraqitje, mbrojtësi prishtinas është notuar nga ‘Whoscored.com’ me notën 8.0.
Në përmbledhjen e javës në Serie A ai është futur në formacionin e javës fal kësaj paraqitje.
Lartë e ka vlerësuar edhe nga “Sofascore”, tjetër faqe eksperte për statistika, duke u futur në formacion.
Rrahmani ka kaluar këtë vit nga Dinamo Zagreb te Hellas Verona.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.