×
  • Lajme
  • Lajme / Qeveria e re

    Kica-Xhelili: LDK-ja nuk i ndryshon qëndrimet, kemi një mur të palëvizshëm me VV-në

    Reporteri
    08 Prill 2025 | 13:46

    Nënkryetarja e LDK-së, Doarca Kica-Xhelili ka  thënë se i takon kryetarit të partisë, Lumir Abdixhiku që të kthejë apo jo përgjigje ftesës së Kurtit për takim.

    “Sikurse e keni parë letra i është drejtuar kryetarit të LDK-së dhe rrjedhimisht mbetet tek ai të kthejë përgjigje zyrtare apo të mos kthejë përgjigje zyrtare. Kjo nuk nënkupton asgjë karshi qëndrimeve tona sa i përket Vetëvendosjes.”, tha Kica-Xhelili.

    Ajo nuk ka zbuluar më shumë detaje rreth kësaj letre. Kica-Xhelili tha se LDK-ja nuk ka sot ka takim të Kryesisë, përkundër faktit se disa nga nënkryetarët e partisë konfirmuan takimin për medi, shkruan gazeta online Reporteri.net.

    “Nuk qëndron. LDK-ja nuk ka takim sot, Duhet ta kemi parasysh që takimet zyrtare të kryesisë apo të tjera bëhen të ditura për mediat. Çfarëdo feste e përvetshme e ndonjë nënkryetari  të LDK-s[ nuk është në suaza të takimeve formale. Mund të jenë të ftuar emra të përveçshëm nga persona që keni marrë deklarime por ky nuk nënkupton që është takim sot”, tha Kica-Xhelili.

    E pyetur se a mund të jenë pjesë e një koalicioni me VV-në për formimin e Qeverisë së re, Kica-Xhelili tha se LDK-ja nuk ka ndryshuar qëndrim për këtë çështje. Ajo tha se mes LDK-së e VV-së ka një mur të palëvizshëm.

    “Qëndrimet e LDK-së kanë të bëjnë me domosdoshmërinë që në Kosovë t’i kemi sa më parë institucionet e formuara dhe ato ta kryejnë punën e tyre dhe mendojmë se çdo vonese potenciale në këtë drejtim, do tu bënte dëm qytetarëve të Republikës. Ne biseduam në mënyrë strikte vetëm me mbarëvajtjen e seancës së 15 prillit .

    Qëndrimet e LDK-së, të dhëna para zgjedhjeve kanë qenë edhe ofertë publike e LDK për cilindo qytetar që zgjedhje ta votojë LDK-në. Në qoftëse ndonjë parti politike e ka shfaqur sheshit një hendek shumë të madh me VV-në, hendek ky që më pas u shndërrua në një mur të palëvizshëm pas zgjedhjeve jo vetëm për shkak të diskursit të kryeministrit por edhe edhe për mënyrën se si ai ka qeverisur me Kosovën për këto vite. Po vërejmë shumë ndryshime të qëndrimeve nga akterët në pushtet, por kjo nuk qëndron për LDK-në.

    Kur ne kemi potencuar se nuk hyjmë në koalicion me Vetëvendosjen nuk kemi vendosur kushtëzime në raport me këtë vendin. Ky është një parim i yni dhe është qëndrim që e kemi shfaqur publikisht tek qytetari dhe duhet ta kuptojnë që ky nuk ka qenë qëndrim i kushtëzuar, por kristal i qartë i LDK-së”, tha Kica-Xhelili. /Reporteri.net/

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!