×
  • Lajme
  • Lajme

    Abdixhiku: LDK e pret dhe e mbështet konstituimin e Kuvendit më 15 prill, s’do të ketë asnjë pengesë

    Reporteri
    08 Prill 2025 | 18:43

    Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se partia e tij e pret dhe e mbështet konstituimin e Kuvendit më 15 prill.

    Ai ka thënë se nuk do të ketë asnjë pengesë për këtë, shkruan Reporteri.net.

    “LDK e pret dhe e mbështet konstituimin e Kuvendit më 15 prill. Nuk ka dhe nuk do të ketë asnjë pengesë. Prandaj, le ta konstituojmë Kuvendin e Republikës”, ka shkruar Abdixhiku.

    Abdixhiku ka deklaruar se  LDK njeh të drejtën legjitime, demokratike dhe kushtetuese të partisë së parë për të marrë mandatin për qeverisje.

    “Dhe në rast të dështimit të saj, njeh të drejtën e secilit për të ndërtuar shumicën. Qëndrimet tona janë të qarta”, thuhet në postimin e tij./Reporteri.net

    Abdixhiku refuzon ftesën e Kurtit për takim: Fjalët kanë peshë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!