Gazetari e analisti politik, Valon Syla, është tallur me kreun e VV’së, Albin Kurtin dhe nënkryetarin Glauk Konjufca, pas refuzimit të Lidhjes Demokratike të Kosovës për takim konsultatim.
Syla ka thënë se Kurti e Konjufca nga “diskursi për hajvana po lypin miq në mesin e tyre”.
Syla në këtë postim ka shtuar edhe skenarë të mundshëm, në rast se Nisma Socialdemokrate vazhdon të negociojë për partneritet me VV’në.
“Ndërsa “Nisma ende mbetet shylevek pozicion” në stilin edhe anej edhe këndej. Ata presin që me Albin Kurtin Kryeministër, Fatmir Limajn ta kenë si Kryeparlamentar, i cili lehtë do të mund të përfundoj edhe si ushtrues i detyrës së Presidentit… e ndoshta pas tij edhe të propozohet për President dikush nga Familja Jashari…
Nejse, këto janë ende kërkesa dhe skica bazike të koalicionit me VV. Por çkado që vendos Fatmir Limaj më si zë besë askush nga partitë kryesore kosovare, as për koalicion e as për fjalën publike… horë janë bo e tash te shohim”, ka shkruar Syla.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.