×
  • Lajme
  • Lajme

    Kurti darkoi me deputetë francezë në rezidencën e Guerot, folën për dialogun me Serbinë e formimin e qeverisë

    Reporteri
    09 Prill 2025 | 10:46

    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, mbrëmë pati një darkë pune me deputetët e Komisionit për Punë të Jashtme të Asamblesë Parlamentare të Francës, Marine Hamelet, Frédéric Petit, Pierre Pribetich, Jean-dhe Louis Roumégas, të shtruar nga ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guérot.

    Siç njofton Zyra e Kryeministrit, ata bashkë diskutuan për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Francës dhe për rëndësinë e diplomacisë parlamentare për thellimin e mëtejmë të tyre dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërshtetëror.

    “Diskutuan edhe për raportet me Serbinë, procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga Brukseli dhe Marrëveshjen Bazike të arritur atje dhe aneksin e saj të zbatimit”.

    ZKM tha se Kurti ka falënderuar deputetët “për vizitën që po i bëjnë vendit tonë dhe shtetin francez për ndihmën dhe mbështetjen e vazhdueshme”.

    “Ai i njoftoi me zhvillimet e fundit në vend dhe me rezultatet e qeverisjes e përparimin e arritur në katër vitet e fundit si në rrafshin ekonomik ashtu edhe në atë demokratik dhe të të drejtave të njeriut. Gjatë darkës që u zhvillua në rezidencën e ambasadorit francez në Kosovë, gjithashtu u diskutua edhe për hapat dhe rrugën përpara drejt formimit të institucioneve të legjislaturës së nëntë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe seancës së thirrur nga presidentja e vendit për datën 15 prill”, thuhet në njoftim./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!