Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka thënë se LDK’ja asesi nuk qeverisë me Vetëvendosjen, duke shtuar se për këtë ka unitet në parti.
Bajrami tha se këtë qëndrim e kanë pasur edhe para fushatës e gjatë fushatës
“Ne kemi pasur qëndrim të qartë. Para, gjatë dhe pas fushatës – që LDK nuk shkon në koalicion me Vetëvendosjen. Është një situatë komplet ndryshe, janë disa faktorë që kanë sjellë në vendim të tillë. Ne kemi përvojë koalicioni me VV-në. E kemi parë edhe pastaj keqqeverisjen e VV në krjet mandatin. Progres asnjë fushë, asnjë projekt. Përpjekjet e tyre për autokraci”, ka deklaruar ajo në T7.
Sipas Bajrami, hendekun e ka krijuar VV’ja me gjuhën e ofendimet gjatë fushatës e ditën e zgjedhjeve.
“Linçimi dhe denigrimi që na e kanë bë…ata kanë edhe kanë ofenduar elektoratin, mbi 170 mijë votues të LDK-së. Krejt këto e kanë bë të tejkalueshme, që ne asnjë mënyrë nuk mund të qeverisim me ta. Hendekun e ka krijuar vetë Vetëvendosja…Kemi unitet sa i përket Vetëvendosjes, ka qenë edhe zotim i yni elektoral…që ne nuk mund të assesi të qeverisim me ta”, tha ajo.