×
  • Lajme
  • Lajme / E fundit

    Gjermani: Kosovari e therr gruan me thikë në sy të djalit të tyre 7-vjeçar, BILD jep detaje rreth rastit

    Reporteri
    09 Prill 2025 | 23:29

    Një kosovar ka therrur pesë herë me thikë gruan e tij, po ashtu kosovare, në Mynih të Gjermanisë. Rasti ka ndodhur dje.

    Siç raporton BILD, S.K e ka therrur gruan e tij S.K, para syve të djalit të tyre 7-vjeçar, përcjell Reporteri.net.

    Ky medium ka publikuar edhe një fotografi të dyshuarit, të cilit i shihet gjak në atlete, teksa telefonon dikë, pranë gruas së tij të therrur e të shtrirë përtoke.

    Raportohet se ata janë të martuar tash e sa vjet dhe se kanë dy fëmijë bashkë, një vajzë 4-vjeçe dhe një djalë 7-vjeçar.

    I dyshuari raportohet se ka të kaluar kriminale.

    Ai kishte ushtruar dhunë ndaj gruas së tij edhe më parë. Në janar të vitit të kaluar, ai e kishte goditur dhe tërhequr viktimën për flokësh.

    Me urdhër të Gjykatës, atij nuk i lejohej të kishte kontakt me viktimën. Ai nuk lejohej të afrohej 100 metra rreth banesës, mirëpo e kishte shkelur urdhrin katër herë. Urdhëri ka qenë në fuqi deri më 19 korrik 2024. /Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!