×
  • Show Time
  • Show Time

    Vjen reagimi i Dafina Zeqirit pasi Gjesti u godit me shuplakë nga Jozi

    Reporteri
    13 Prill 2025 | 8:39

    Këngëtarja Dafina Zeqiri ka reaguar pasi Gjesti ishte viktimë e dhunës në “Big Brother Vip Albania”.

    Përmes një Instastory, Zeqiri shkroi se Gjesti tashmë ka marrë zemrën e të gjithëve me sinqeritetin e tij.

    Duke nënvizuar se të tjerët nuk e duruan dot shkëlqimin e tij.

    “Ki ec përpara e ke tregu veten si je, e të gjithë janë dashuru në këto ngjyra të vërteta. Sot kërkush s’e ka me ransi sa pare ke, sa bukur je a sa famë ke, nëse s’je i vërtetë, i sinqertë, i pastër. Dikush tjetër ka më shkëlqy ma shumë, e ti ke shkëlqy aq shumë sa s’kan mujt me duru, s’kaë mujtë me kontrollu inatin e prap ti je aty, qëndron i fort”, shkroi Dafina.

    I revoltuar nga eliminimi i papritur, Jozi ka shpërthyer duke goditur me një shuplakë të fortë ish-banorin e Big Brother VIP Kosova, Gjestin, i cili tani është finalist në Big Brother VIP Albania.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!