Të dielën rreth orës 12:15 ka ndodhur një aksident me fatalitet në fshatin Jagodë të Klinës.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi ka thënë për Reporteri.net se një person ka vdekur derisa dy të tjerë janë lënduar si pasojë e goditjes së një veture nga treni.
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25. Në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet emergjente dhe zjarrfikësit. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Dy të lënduarit janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë”, tha Gashi për Reporteri.net.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.