×
  • Sport
  • Sport

    U transferua me shumë bujë, por Behrami përjashtohet nga skuadra e parë e Sionit

    Reporteri
    28 Shtator 2019 | 8:57

    Valon Behrami iu bashkua Sionit në afatin e fundit kalimtar, por si duket ai nuk po gjen rehati te skuadra e re


    Sioni sonte luan ndeshjen shumë të vështirë ndaj Young Boysit në kuadër të Superligës së Zvicrës, shkruan Reporteri.net

    Sioni e ka përjashtuar Behramin, por megjithatë trajneri i skuadrës është munduar ta arsyetojë vendimin e klubit.

    Stephan Henchoz, trajneri i skuadrës ka thënë se nuk e kanë ftuar për këtë takim pasi ai do të mund të lëndohet sepse ndeshja ndaj Young Boysit luhte në një fushë artificiale.

    “Behrami nuk do të jetë pjesë e ekipit për ndeshjen e ardhshme për shkak se mund të lëndohet, pasi luajmë në fushë me bar artificial. Për këtë arsye nuk ka luajtur as në ndeshjet e tjera,” ka thënë Henchoz.

    “Do të shohim se si do të shkojnë gjërat pas këtij takimi përpara se të kthehet në ekip. Përfundimisht, si ekip kemi nevojë për Valonin,”. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!