×
  • Show Time
  • Show Time

    Jozi merr vendimin e papritur pasi doli nga qelia

    Reporteri
    14 Prill 2025 | 8:18

    Padyshim që kryefjala e mediave këtë të diel ka qenë incidenti i ndodhur gjatë spektaklit të Big Brother Vip Albania, ku Jozefin Marku qëlloi me pëllëmbë banorin tjetër të shtëpisë, Gjestin.

    Pas kësaj ngjarje, Jozi u shoqërua në Komisariat ku pasi dha dëshminë e tij u procedua në gjendje të lirë. Të shumta kanë qenë reagimet lidhur me këtë situatë.

    Disa prej ndjekësve e kanë “përqafuar” veprimin e dhunshëm të këngëtarit, e disa të tjerë e kanë dënuar.

    Ata kanë shfrytëzua rrjetet sociale të Jozit për të “shfryrë” inatin, por edhe për të treguar mbështetjen.

    Kjo e fundit është vënë re në numrin e ndjekësve të ish-banorit të Big Brother Vip. Mbrëmjen e djeshme ai kishte 56.7 mijë ndjekës, ndërkohë që mbrëmjen e kësaj të diele numëron plot 67.5 mijë ndjekës.

    Ndërsa, për ata që e kanë dënuar veprimin e këngëtarit, ka qenë vetë ai i cili ka marrë “masa”. Jozi ka vendosur që të mbyllë të gjitha komentet në postimet e tij, duke mos i dhënë kështu mundësinë ndjekësve që ta kritikojnë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!