Autobusi i një kompanie të Kosovës, derisa po vinte nga Gjermania, është prishur në dalje të pikës kufitare Rudar në Serbi.
Gazeta Online Reporteri.net ka kontaktuar me kompaninë Barileva Turist dhe të njëjtit kanë konfirmuar se tashmë udhëtarët që kishin mbetur aty, janë marrë nga një autobus tjetër që po vinte.
“Tani është gjithçka në rregull. Janë marrë udhëtarët dhe janë afër kufirit në Merdare”, tha një nga personat përgjegjës të kompanisë.
/Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.