Steven Gerrard mohon të ketë thënë se Eros Grezda nuk do të mund të luajë më me skuadrën e Rangersit
Ylli shqiptar bëri një gjest të turpshëm në një ndeshje me të rinjtë e Rangersit duke e pështyrë një futbollist kundërshtarë, shkruan Reporteri.net
Pas atij incidenti thuhej se Gerrard ia ka mbyllur të gjitha dyert Grezdës dhe se ai nuk do të luajë kurrë më me Rangersin.
E vërteta është se ka pasur një ofertë huazimi për të dhe kjo do të shqyrtohet në ditët e ardhshme.
“Kemi pasur një ofertë huazimi për Grezda në ditët e fundit. Bordi aktualisht po e shqyrton atë,” ka thënë fillimisht Gerrard.
“Ndaj tij janë marrë masa disiplinore dhe jam i sigurt se do të marrë një letër nga klubi shumë shpejt.
“Unë i kam thënë ballë për ballë atë që duam të bëjmë rreth kësaj. Klubi tani i ka shkruar dhe më pas i takon atij nëse e pranon apo jo..
“Ne patëm një bisedë private dhe i thashë atë që mendoja për incidentin. Ai tregoi anën e tij dhe unë e njoftova se klubi kishte vendosur ta ndëshkonte, për sa i përket anës financiare.
Gerrard mohon të ketë thënë se Grezda nuk do të luajë asnjëherë më me skuadrën e parë të Rangers.
“Tani varet nga ai. Ai ka një vendim për të marrë kur të arrijë letra. Unë nuk kam thënë se ai nuk do të luajë më kurrë për klubin, por ai do të ndëshkohet,” përfundoi legjenda angleze. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.