×
  • Lajme
  • Botë

    Studenti vdes në dhomën e tij dhe askush nuk e gjeti për dy muaj

    Reporteri
    28 Shtator 2019 | 10:13

    Një student në Zelandën e Re ka vdekur në konvikt, konkretisht në dhomën e tij dhe askush nuk e kuptoi dhe as nuk e gjeti për dy muaj të tërë.


    Studenti emri i të cilit nuk dihet është zbuluar në Universitetin “Canterbury’ në dhomën e tij, pothuajse 2 muaj pas vdekjes.

    Trupi i tij u gjend, pasi që studentët që jetuan afër tij e kanë ndjerë erën, raporton “Unilad”. Trupi i këtij djali të ri u gjend të hënën më 23 shtator. Dhoma e tij gjendej në fund të korridorit ku pastruesit nuk e kanë për detyrë të punojnë.

    Ende nuk kuptohet mirë se si ka vdekur i riu. Koha e gjatë që bëri për të gjetur trupin, është dashur që policia të sjell një ekip për të gjetur identifikimin e tij. Ky incident ka bërë që studentët e tjerë të shqetësohen për sigurinë e tyre në konvikt.

    Ministri i Arsimit të Zelandës së Re, e ka konsideruar këtë vdekje tejet shqetësuese dhe ka urdhëruar Universitetin që të punëson një ekip të hulumtimit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!