×
  • Sport
  • Sport

    ‘Luani’ poston një foto me ‘Tigrin’, cili do ta pushtojë Stambollin sonte?

    Reporteri
    28 Shtator 2019 | 10:47

    Galatasaray sonte me fillim nga ora 19:00 takohet me Fenerbahcen në kuadër të xhiros së gjashtë në Superligën e Turqisë


    Dy sulmuesit më të mirë në Turqi, Vedat Muriqi dhe Radamel Falcao do të përballen kundër njëri-tjetrin në derbin e zjarrtë mes dy gjigantëve, Galatasarayt dhe Fenerbahces, shkruan Reporrteri.net

    ‘Luani’ i Kosovës është në formë të mrekullueshme dhe ka shënuar tre gola në kampionat, ndërsa ‘El Tigre’ ka realizuar vetëm një herë.

    Muriqi ka postuar një foto në rrjetin e tij social në Facebook ku tregon për ndeshjen që do të luhet sonte, ndërsa aty shihet ai dhe Falcao.

    Ndryshe, Fenerbahce e Muriqit është në vendin e dytë me 10 pikë, ndërsa Galatasary është në pozitën e shtatë me 8 pikë. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!