Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar një muaj paraburgim për serbin M.A, i cili dyshohet se ka sulmuar pjesëtarë të KFOR-it në Zveçan më 29 maj 2023.
Lajmin për rtk e ka konfirmuar Mirlinda Gashi, zëdhënëse për media në Gjykatën Themelore të Prishtinës.
“M.A dyshohet se me veprimet e tij ka kryer veprat penale: “Bashkimi për veprimtari kundër kushtetuese’’ nga neni 127 par.2 lidhur me nenin 114 par.2 të KRPK-së; ‘’Rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare’’ nga neni 167 par.5 lidhur me nenin 31; ‘’Pjesëmarrja në turmë që kryen veprën penale dhe huliganizmi’’, nga neni 404 par.2 lidhur me nenin 31, veprën penale ‘’Sulmi ndaj personit zyrtar’’, nga neni 402 par.4 lidhur me nenin 31, ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotropike dhe analoge’’ nga neni 267 par.1 dhe ‘’Mbajtja ne pronesi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armve’’ nga neni 366 par.1 të Kodit nr. 06/L-074 Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës e cila dje ka njoftuar se në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka ndaluar në Mitrovicë të dyshuarin M.A.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.