×
  • Lajme
  • Shqipëria

    Dalin detaje të reja për atentatin me katër të plagosur në Tiranë, dyshohet se autorët ngatërruan objektiv

    Reporteri
    18 Prill 2025 | 9:52

    Policia e Tiranës nuk ka ende një pistë konkrete për atentatit me 4 të plagosur që ndodhi në Lundër mbrëmjen e të enjtes.

    Sipas asaj që raporton A2 CNN , hetuesit kanë dyshime të forta se autorët mund të kenë ngatërruar objektiv. Burime thonë se objektivi i atentatorëve ka qenë një grua e një personi me precedentë të theksuar kriminal, identiteti i së cilës ende nuk është bërë i ditur.

    Ky version bëhet edhe më i mundshëm për faktin se të plagosurit janë të gjithë persona pa precedentë penalë. Në deklarimet e tyre për policinë, edhe pse të shtruar në spital, 34-vjeçari Arens Stafa dhe 19-vjeçari Kian Mullaj kanë deklaruar se nuk kanë asnjë konflikt.

    Nga breshëria e plumbave – Policia ka gjetur në vendngjarje janë gjetur 20 gëzhoja – të plagosur rëndë kanë mbetur edhe dy të miturit, një 17 vjeçar dhe një 11 vjeçar.

    Pasi është qëlluar në drejtim të tij, shoferi i mjetit, 34-vjeçari Stafa, ka kryer manovra me makinën për t’i shpëtuar plumbave, por është përplasur me një mjet tjetër në lëvizje.

    Adoleshenti Kian Mullaj studionte në Londër dhe kishte 3 ditë që ishte kthyer në Shqipëri për pashkët. 17-vjeçari Marko Demiraj është transferuar në spital privat ndërsa 11-vjeçari vijon të qëndrojë në gjendje të rëndë, pasi ka marrë plagë në kraharor. 11-vjeçari dhe 19-vjeçari i janë nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjikale, por vijojnë të mbeten në rrezik për jetën. Ndërsa gjendja e shoferit, Arens Safa vlerësohet se është jashtë rrezikut për jetën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!