Një aksident me vdekje ndodhi mbrëmjen e djeshme në Tiranë pranë vendit të njohur si “Shkalla e Tujanit”.
Automjeti me drejtues shtetasin O.N, rreth 35 vjeç u përplas me automjetin me drejtues shtetasin M.Sh, rreth 29 vjeç, ku fatkeqësisht humbi jetën ky i fundit.
Policia njoftoi se shoferi 35-vjeçar ka rënë në pranga paraditen e sotme.
“Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasit: -O. N., 35 vjeç, pasi dje, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. Sh., 29 vjeç dhe me pasagjer shtetasin H. L., 27 vjeç. Si pasojë humbi jetën 29-vjeçari dhe u dëmtuar 27-vjeçari, i cili aktualisht është në kujdesin e mjekëve”, thuhet në njoftim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.