Armando Broja është duke shkëlqyer me të rinjët e Chelseat ku është protagonist pothuajse çdo javë duke shënuar e duke asistuar për shokët e skuadrës
Armando Broja dëshiron që të bëhet si Luiz Nazaro de Lima Ronaldo, ndërsa idoli i tij te Chelsea është Didier Drogba, shkruan Reporteri.net
Ai në intervistën e fundit ka rrëfyer shumëçka nga karriera e tij.
“Që kur kam lindur e mbaj vetën në mend me një top në këmbë. Në atë kohë luaja futboll me dy kushërirët e mi. Futbolli ishte diçka që më bënte të ndihesha mirë dhe që nga atëherë nuk jam larguar nga topi”, ka thënë Broja.
“Karriera ime filloi te Burnham, për të shkuar më pas te Readingu dhe e shijova kohën time aty. Më pas shkova te Akademia e Fulhamit, ku edhe aty kisha një pritje të mirë, për të kaluar më pas te Tottenham Hotspur për dy vite të tjera.
“Zbuluesit e lojtarëve të Chelseat më shikuan kur luaja përballë klubit dhe vendosa të transferohem në akademi. Jam shumë i lumtur që jam pjesë e një klubi si Chelsea dhe ëndrra ime është që të debutojë në skuadrën e parë.
“Idoli im te Chelsea është Didier Drogba, mirëpo kam dëshirë të bëhem si Ronaldo fenomeni. Në vazhdimësi i shikoj videot nga ndeshjet që ka zhvilluar dhe impresionohem nga ajo çfarë ishte në gjendje të bënte ai,”. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.