Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Associated Press ka raportuar sot mbi zhvillimet në Kuvendin e Kosovës, ku një pengesë e krijuar që nga e marta, u kalua, por kryeparlamenetari nuk arriti të zgjidhet as pas dy tentimesh.
AP shkruan se dështimi për ta zgjedhur kryeparlamentarin e ri të legjislaturës së nëntë, mund të çojë vendin drejt një krize të re institucionale.
“Kandidatja për kryetare të Kuvendit nga Lëvizja Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, nuk arriti të zgjidhej në dy votime të njëpasnjëshme, me 57 vota, duke mos pasur 61 votat e nevojshme”, shkruan AP.
Agjencia e lajmeve tutje shkruan se Kuvendi do të mblidhet sërish të hënën, por pa një kryetar dhe se procedura e seancës është e paqartë.
“Kushtetuta nuk e ka përcaktuar kohëzgjatjen e nevojshme për zgjedhjen e kryetarit të ri”, thuhet në artikull.
Vetë Haxhiu ka thënë se do të jetë sërish emri i propozuar për kryeparlamentare.
Ajo akuzoi se opozita po e mban të bllokuar Kuvendin, pasi s’e mbështetën propozimin e Vetëvendosjes./Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.