×
  • Show Time
  • Show Time

    Arbër Hajdari për fitoren e Gjestit: Gjysma jonë më e mirë Kosova, mori atë që e meritonte

    Reporteri
    20 Prill 2025 | 8:29

    Gjesti ka arritur të shpallet fitues i edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania 4, duke u kurorëzuar si kampioni i këtij sezoni.

    Pas shpalljes së tij si fitues, ai ishte tejet i emocionuar, ndërsa emri i tij u tha, ai ra në gjunjë nga emocionet që e kapën në momentin e fitores.

    Para se Gjesti të shkonte në studio për të falënderuar publikun, opinionistët ndanë mendimet e tyre mbi rrugëtimin e tij.

    Arbri, njëri nga opinionistët, e vlerësoi shumë fitoren e Gjestit dhe tha fjalë tepër të veçanta që la përshtypje te të gjithë.

    Ai u shpreh: “Gjysma jonë më e mirë, Kosova, mori atë që e meritonte. Gjesti, për mendimin tim, ai dha një mesazh shumë të madh, i cili mund të përshkruhet në një fjali: Edhe atëherë kur jeta të vendos në vështirësi shumë të mëdha, ulesh në gjunjë, por nuk dorëzohesh, çohesh, vjen në Shqipëri dhe del fitues.”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!