×
  • Lajme
  • Lajme / Rreth 18 vite

    Halli i mërgimtarëve: Si u regjistruan kosovarët shtetas të Serbisë?

    Reporteri
    21 Prill 2025 | 7:50

    Problemin e njëjtë me Lavdërim Kamën, rreth 18 vite e kanë ndarë edhe mbi 600 mijë kosovarë të tjerë që jetojnë në Gjermani.

    Edhe pse pa fajin e tij, për shkak të procedurave atje iu desh që të regjistrohet si shtetas i Serbisë.

    Por, ky u bë i pari në qytetin Papenburg që para dy jave e largoi atë, sipas udhëzimit të ri për të cilin njoftoi ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.

    Për tu arritur kjo, dikush tha se u desh edhe të ngritët zëri në takimet me zyrtarët gjermanë.

    Fajin për këto vite heshtje, Idrizi thotë se e ka diplomacia e vendit.

    Një ish-diplomat kosovar që shërbeu në Gjermani ishte i njoftuar me telashet e bashkëkombasve të tij.

    Deri tash nuk dihet numri i saktë i qytetarëve që i janë nënshtruar procedurës për ndërrim të statusit si shtetas të Serbisë në Gjermani. /KlanKosova

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!