×
  • Sport
  • Sport

    Chelsea fiton dhe arrin një gjë për herë të parë këtë sezon

    Reporteri
    28 Shtator 2019 | 17:59

    Pas disfatës kundër Liverpoolit në xhiron e kaluar, Chelsea u është kthyer fitoreve kundër Brightonit duke siguruar rezultat 2:0, në kuadër të xhiros së shtatë të sezonit të ri të ligës angleze, në stadiumin “Stamford Bridge”.


    Fitoren bindëse në mesjavë, 7:1 kundër Grimbsy në Carabao Cup, skuadra e Frank Lampardit e vazhdoi me fitore bindëse edhe në Premierligë, përkundër që jo me rezultat aq bindës, por me dominim në fushën e lojës.

    Klubi londinez i humbi tetë raste të mëdha për të shënuar gol e megjithatë arriti të sigurojë fitore falë golave të shënuar nga Jorginho nga pika e penalltisë në minutën e 50-të dhe nga Willian në minutën e 76-të.

    Me këtë fitore, Chelsea radhitet i gjashti në tabelën e Premierligës, me 11 pikë të grumbulluara nga shtatë ndeshjet e para (tri fitore, dy barazime dhe dy humbje) e po aq pikë prapa liderit Liverpool, që i ka grumbulluar 21 pikë në shtatë xhirot e para.

    Ajo sot arriti fitoren e parë në Stamford Bridge dhe arriti që për herë të parë mos të pranojë gol këtë sezon.

    Chelsea do të tentojë ta vazhdojë këtë ecuri të fitoreve edhe në mesjavë, kur të mërkurën do të përballen me Lille në kuadër të xhiros së dytë të Grupit H të Ligës së Kampionëve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!