×
  • Lajme
  • Lajme / Keqpërdorim detyre

    Ia regjistroi fëmijën një gruaje pa prezencën e babait, arrestohet zyrtari i gjendjes civile në Kamenicë

    Reporteri
    23 Prill 2025 | 9:28

    Policia e Kosovës ka arrestuar një zyrtar të gjendjes civile në një fshat të Kamenicës, nën dyshimin se ia ka mundësuar regjistrimin e fëmijës një gruaje, pa prezencën e babait të fëmijës, shkruan Reporteri.net.

    Ai po dyshohet për keqpërdorim të pozitës. Ai është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt.

    Rasti ka ndodhur në janar të këtij viti.

    “KEQPËRDORIM I POZITËS APO AUTORITETIT ZYRTAR- Gjilan 21.01.2025 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, zyrtar i gjendjes civile në një fshat të Kamenicës, pasi që dyshohet që ka keqpërdorur pozitën e tij, duke ia mundësuar regjistrimin e fëmijëve të dyshuarës femër kosovare, pa prezencën e prindërit tjetër (babait). Me vendim të prokurorit i dyshuari mashkull kosovar është dërguar në mbajtje, ndërsa e dyshuara është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!