×
  • Lajme
  • Lajme

    Bojkoti i gazetarëve ndaj Kurtit, AGK e fton të jetë transparent me mediat dhe publikun

    Reporteri
    23 Prill 2025 | 12:35

    Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dalë me një reagim pas bojkotit të gazetarëve ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.

    Në reagimin e AGK;së thuhet se bojkoti gazetarëve ka ndodhur në shenjë proteste pasi që Kurti nuk e ka thënë asnjë fjalë për mediat në asnjërën nga 5 mbledhjet e Kuvendit brenda një jave.

    AGK e ka ftuar Kurtin që të jetë transparent me mediat dhe publikun.

    “Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i fton të gjithë akterët politikë, dhe në këtë rast më së shumti kryetarin e partisë që ka fituar më së shumti ulëse në Kuvend, që të jetë transparent me mediat dhe publikun, për një temë kaq të rëndësishme sic është konstituimi i legjislaturës së re”, thuhet në postim./Reporteri.net

    Kurti bojkotohet nga gazetarët, i lëshojnë mikrofonat e kamerat në tokë

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!