×
  • Lajme
  • Lajme / DOKUMENT

    Sveçlës i humbi bagazhi në aeroport gjatë udhëtimit në Kroaci, mori 342 euro kompensim

    Reporteri
    23 Prill 2025 | 19:06
    Xhelal Sveçla, Ministër i Punëve të Brendshme

    Ministrit në detyrë i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla i është kompensuar një bagazh gjatë një udhëtimi zyrtar në Kroaci. 

    Ai sipas asaj që ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit është kompensuar 342 për humbjen e bagazhit në një udhëtim zyrtar në Kroaci.

    Po ashtu  në bazë të formularit të deklarimit të pasurisë, Sveçla ka deklaruar se në pronësi të përbashkët ka një shtëpi në vlerë 600 mijë euro dhe po ashtu edhe një lokal në vlerë të 650 mijë eurove.

    Para të gatshme, Sveçla ka deklaruar se i ka 2 mijë e 647 euro, prejardhja e së cilave sipas deklarimit vjen nga paga e tij. Në deklarim bëhet e ditur se në pozitën si ministër, ai ka të ardhura vjetore në vlerë prej 19 mijë e 468 euro.

    Ai po ashtu ka deklaruar se për mëditje gjatë vitit 2024, Sveçla ka marrë 2 mijë e 798 euro për udhëtim zyrtarë jashtë vendit.

    Si pasuri të luajtshme ai ka deklaruar një veture të tipit “Hyundai” me vlerë prej 11 mijë euro, e blerë me kredi dhe e njëjta është në pronësi të bashkëshortes.

    Gjithashtu, Sveçla ka marrë një kredi ndaj një banke në vlerë prej, 19 mijë e 500 euro, kurse vlera e mbetur aktuale e pagesës është 18 mijë e 396 euro.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!