Presidentja, Vjosa Osmani, po qëndron për një vizitë zyrtare në Finlandë, me ftesë të homologut të saj, Alexander Stubb.
Ajo në profilin e saj në “X” ka thënë se lidhja e Kosovës me Finlandën, nuk i ka rrënjet vetëm në të kaluarën, por edhe në të tashmen, dhe se raporti mes dy shteteve vetëm sa po shkon e duke u zhvilluar.
Osmani ka thënë se bashkë me presidentin Stubb janë të përkushtuar për forcimin e partneritetit mes dy vendeve dhe për të nderuar trashëgiminë e presidentit Marti Ahtisari, njeriu që hartoi Planin për shpalljen e pavarësisë së Kosovës.
“Me Presidentin Alex Stubb, ne jemi të përkushtuar të forcojmë partneritetin tonë, të nderojmë trashëgiminë e Presidentit Ahtisaari, të mbrojmë lirinë për të cilën të dy kombet tona kanë luftuar prej kohësh dhe të zhbllokojmë potencialin e plotë të asaj që njerëzit tanë mund të arrijnë së bashku”, ka shkruar shefja e shtetit të Kosovës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.