Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, ka folur pas takimit që kishte në Qeveri me zëvendëskryeministrin Bislimi.
Ai tha se ishte një takim takim pune në kuadër të mandatit të mandatit të tij si emisar.
Sorensen tha se pas Prishtinës do të niset për vizitë në Beograd.
“Jam në Prishtinë në kuadër të angazhimeve si emisar i dialogut, bashkë me stafin tim. Pas Prishtinës do të shkojë në Beograd. Është një vizitë normale, jam i lumtur që jam këtu. Do të vazhdoj në Beograd dhe pastaj në Bruksel. Jemi duke punuar, kaq”, tha Sorensen para mediave.
Sorensen para takimit me Bislimin qëndroi në KFOR ku u takuar me komandantin Enrico Barduani.
Muajin e kaluar, Sorensen qëndroi për vizitë në Kosovë, ku pati takime me krerët e shtetit.
Në Prishtinë, Sorensen ka thënë se qëllimi tij është që të shtyjë përpara procesin e dialogut.
“Dialogu është që të pajtohemi dhe kompromiset do të caktohen nga palët. Ky është dialogu dhe këtë e kemi bërë që nga viti 2011”, tha Sorensen gjatë qëndrimit në Prishtinë.
Emisari i BE-së u pyet edhe për mbylljen e institucioneve serbe në Kosovë, respektivisht qendrave për punë sociale dhe postës.
Danezi mori detyrën më 1 shkurt 2025.
Më herët, Sorensen ka punuar si këshilltar edhe në Kosovë në misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa ka qenë edhe përfaqësues i posaçëm i përfaqësuesit të lartë të BE-së në Serbi. /Reporteri.net/