×
  • Sport
  • Sport

    Futbollisti i kombëtares angleze përfshihet në një aksident të rëndë ndërmjet tri veturave

    Reporteri
    28 Shtator 2019 | 21:55

    Sulmuesi i skuadrës skoceze, Rangers dhe njëherit ish-anëtari i kombëtares angleze, Jermain Defoe është përfshirë në një aksident mes tri veturash.


    Ish-sulmuesi anglez është fotografuar duke folur me policinë në Glasgow pas aksidentit, shkruan Reporteri.net

    Një zëdhënës i klubit Rangers ka konfirmuar se Defoe është përfshirë në aksident.

    Dy automjete, përfshirë një veturë e tipit Range Rover janë dëmtuar jashtëzakonisht shumë pas aksidentit.

    Defoe ka shpëtuar i palënduar nga aksidenti në Boomhill të Glasgowut./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!