Jo rrallëherë banorët në ndërtesat kolektive në Kosovë përballen me vjedhjen e këpucëve.
Një rast i tillë ka ndodhur këto ditë në Prishtinë.
Siç shihet në pamjet që kanë ardhur në adresë të gazetës online Reporteri.net, kamerat e sigurisë në një ndërtesë në Prishtinë kanë kapur personin që i vidhte këpucët e banorëve.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Ibrahim Lutfiu”.
Personi në video shihet duke i futur ato në një qese të zezë dhe më pas largohet pa u vënë re nga banorët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.