×
  • Lajme
  • Lajme / Foto/Video

    Flet drejtori i Mbrojtjes dhe Shpëtimit pas vërshimeve në Pejë: Kanalet kanë dalë nga shtretërit e tyre

    Reporteri
    27 Prill 2025 | 21:37

    Pas reshjeve intensive të shiut që përfshinë qytetin e Pejës dhe shkaktuan daljen nga shtrati të disa kanaleve, autoritetet lokale kanë bërë të ditur se situata është vënë nën kontroll.

    Drejtori për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Pejës, Gëzim Gashi, tha se të gjitha ekipet emergjente janë mobilizuar dhe kanë intervenuar menjëherë pas reshjeve.

    “Pas reshjeve intensive që i pati qyteti i Pejës, kemi pasë disa kanale që kanë dalë nga shtretërit e tyre. Në terren kanë dalë të gjitha ekipet e zjarrfikësve dhe të operatorëve ekonomikë që janë në Komunën e Pejës, dhe të gjithë të tjerët jemi në terren,” deklaroi Gashi.

     

    Ai theksoi se falë intervenimeve të shpejta, gjendja është stabilizuar dhe kanalet kanë rifituar shtratin e tyre natyral.

     

    “Shiu është ndalur dhe kanalet kanë hyrë në vendin e vet,” shtoi Gashi, duke siguruar qytetarët se situata është menaxhuar me sukses.

    Komuna e Pejës njofton se ekipet do të vazhdojnë të qëndrojnë në gatishmëri për çdo nevojë të mundshme, ndërkohë që qytetarët këshillohen të jenë të kujdesshëm deri në normalizimin e plotë të kushteve./Telegrafi/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!