Një fëmijë ka humbur në qytetin e Gjilanit. Sipas njoftimit të familjes, nga ora 15:00 nuk dihet për vendndodhjen e fëmijës.
Familja ka kërkuar ndihmë për gjetjen e vogëlushit, ndërsa ka njoftuar se është autik.
Të gjithë që mund të kenë informata mund të telefonojnë në numrin e telefonit: 049/902-750.
Edhe Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) njoftoi se ka nisur një operacion kërkimi për gjetjen e një fëmije të zhdukur në Gjilan.
Shoqata njoftoi të dielën në Facebook se ekipet janë angazhuar në terren dhe po punojnë intensivisht me autoritetet lokale dhe qytetarët për lokalizimin e tij.
“Shoqata e Kosovës për Kërkim-Shpëtim (SHKKSH) ju njofton se kemi filluar një operacion kërkim-shpëtimi në qytetin e Gjilanit për gjetjen e një fëmije të zhdukur. Ekipet tona janë të angazhuara në terren dhe po punojnë intensivisht në bashkëpunim me autoritetet lokale dhe komunitetin për lokalizimin sa më të shpejtë të fëmijës. Ftojmë qytetarët që kanë ndonjë informacion të vlefshëm të kontaktojnë autoritetet përkatëse ose Shoqatën tonë në numrin emergjent: 045-112-102”, thuhet në njoftimin e shpërndarë në Facebook. /Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.