×
  • Lajme
  • Lajme

    Hapet zyra e re e Postës së Kosovës në Leposaviq

    Reporteri
    28 Prill 2025 | 12:10

    Sot në Leposaviq është hapur pika e re e Postës së Kosovës.

    ZKM ka njoftuar se në përurim ishin edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ministrja në detyrë e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, kryetari i Leposaviqit, Lulzim Hetemi, Kryesuesi i Bordit të Postës së Kosovës, Gëzim Paci dhe Kryeshefja e Postës së Kosovës, Nora Rraci.

    Kurti tha se hapja e zyrës së re në pronën e rikthyer, është bashkëdyzim i ligjshmërisë dhe cilësisë.

    “Ata operatorët e pa licencuar që kanë funksionuar më herët janë mbyllur dhe tash e kemi Postën e Kosovës ku përveç dërgesave të zakonshme të postës mund të pranohen edhe mjete financiare në euro për qytetarët e Leposaviqit. Ky është një lajm i mirë edhe për banorët e komunës, por edhe për shërbimin postar publik të Republikës së Kosovës”, u shpreh kryeministri.

    Kryetari i Komunës, Lulzim Hetemi, falënderoi dhe përgëzoi qeverinë dhe postën për përurimin e sotëm dhe e ftoj këtë të fundit që të hapë edhe pika tjera në komunën që ai drejton.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!