×
  • Lajme
  • Lajme / Dështimi i seancës

    Murati akuzon partitë e tjera se nuk po i lejojnë deputetët që ta votojnë Haxhiun

    Reporteri
    29 Prill 2025 | 10:54

    Kuvendi i Kosovës ka dështuar sërish që të zgjedhë Albulena Haxhiun që të zgjidhet kryetare e Kuvendit. 

    Edhe pas këtij dështimi deputeti Hekuran Murati nga Vetëvendosje ka dalë dhe ka akuzuar partitë e tjera për bllokim të konstituimit të Kuvendit.

    Murati ka thënë se prej disa deputetëve të partive të tjera kanë shprehur vullnetin për ta votuar emrin e Albulena Haxhiut, por nuk i lejojnë partitë e tyre.

    “Siç edhe e patë kemi një përsëritje të situatave të kaluara ku Kuvendi dështon  të konstituojë vetveten e kjo vjen si rezultat për shkak se një pjesë e deputetëve refuzojnë të vootjnë për kandidaten Albulena Haxhiu të cilën e kemi propozuar ne si fitures të zgjedhjeve, e drejtë që na garantohet me Kushtetutë. Një situatë e tillë po vjen për shkak të atyre që nuk po votojnë për, që të njëjtit ankohen se ka bllokim te Kuvendit, Bllokadë do të ishte nëse edhe ne nuk do të propozonim fare kandidat siç ka ndodhur me ata, kur posti i kryetarit të Kuvendit ka qenë pjesë e diskutimeve politike për krijimin e  qeverisë. Siç  dëgjuat edhe të tjerët ka akuza se po tentohet të votohet me zor, deputetë individuale kanë shprehur vullnetin për të votuar dhe dëshirën që të dalim nga kjo situatë megjithatë janë subjektet politike që nuk i lejojnë të dalin nga vota uniforme. Veç nëse ka kufizim të drejtës për votim ka në partitë që votojnë kundër apo nuk marrin pjesë në votim.”, ka thënë ai.

     

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!