×
  • Sport
  • Sport

    Buffon: Shyqyr që s’e kam fituar akoma Ligën e Kampionëve

    Reporteri
    29 Shtator 2019 | 14:32

    Gianluigi Buffon ka dhënë një deklaratë interesante së fundi ku thotë se është i gëzuar që akoma se ka fituar Ligën e Kampionëve


    Portieri legjendar italian ka fituar çdo trofe të mundshëm me klub e Kombëtare, por ajo që po i mungon në sirtar është trofeu i Ligës së Kampionëve, shkruan Reporteri.net

    Por, pavarësisht kësaj ai është falenderues jetës se pse nuk e ka fituar akoma Ligën e Kampionëve.

    “Për mua është shtytje e madhe dhe më duhet ta falënderoj jetën që nuk më ka lënë ta fitojë (Ligën e Kampionëve) akoma, përndryshe po ta pyesja veten përse luaj ende,” ka thënë Buffon.

    “Është shumë mirë që ende jam në garë dhe mund të tentojë përsëri, ama nuk ka marrëveshje me klubin që unë të luaj të paktën një ndeshje në Evropë këtë sezon, sepse ne jemi Juventus dhe jo klub amator, prandaj unë luaj kur të më thërret trajneri,”.

    Ndryshe, Juventusi është njëri nga favoritët për të triumfuar këtë edicion në Ligën e Kampionëve./Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!