Një 35-vjeçar ka mbetur i plagosur me thikë ditën e sotme pas një sherri në një lokal në Tiranë.
Policia njofton se shtetasi K.K, 30 vjeç, i cili është shpallur në kërkim, dyshohet se së bashku me një person tjetër ende të paidentifikuar kanë plagosur me mjet prerës, shtetasin M. P., 35 vjeç.
35-vjeçari është në spital nën kujdesin e mjekëve.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në rrugën “Zydi Herri”.
Gjithashtu, ka nisur procedimi në gjendje të lirë edhe për tre shtetas të tjerë, për moskallëzim krimi, ndërsa për të njëjtën vepër penale u shpall në kërkim një 47-vjeçar.
Policia po punon për nxjerrjen përpara përgjegjësisë penale të të gjithë shtetasve të implikuar në këtë rast./vizionplus.tv
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.