×
  • Lajme
  • Lajme / Flasin nga LDK

    Bajrami pas dështimit të seancës: Nuk kemi votë për Albulena Haxhiun të zgjidhet kryeparlamentare

    Reporteri
    03 Maj 2025 | 10:50

    Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, pas dështimit të seancës konstituive ka thënë se partia e saj nuk do ta votojë Albulena Haxhiun kryetare të Kuvendit.

    Ajo tha se kryetari i institucionit ligjvënës duhet të zgjidhet me marrëveshje politike, shkruan Reporteri.net.

    “Nuk kemi votë për Albulena Haxhiun. Kryetari i Kuvendit duhet të zgjedhet me marrëveshje politike, dhe kështu do të vazhdojmë përderisa ata nuk reflektojnë”, tha Bajrami.

    Lëvizja Vetëvendosje edhe në seancën e së shtunës sërish ka tentuar të krijojë Komisionin ad-hoc për votim të fshehtë por nuk ka marrë përkrahjen e PDK-së, LDK-së, AAK-së e Nismës. Votimi mori 54 vota për, kundër një.

    Kryesuesi i seancës konstituive, Avni Dehari, ftoi partitë që nuk kishin propozuar anëtar për komision gjatë seancës së kaluar, por ato nuk propozuan kandidat.

    Dehari njoftoj se seanca u shty për të hënën në orën 10:00. /Reporteri.net/.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!