Milot Rashica u rikthye mbrëmë në aksion me ëerder Bremenin ku edhe shënoi gol ndaj Dortmundit
Werder Bremen luajti baras 2-2 me Dortmundin në kuadër të javës së gjashtë në Bundesliga, ndërsa ylli kosovar në këtë takim ishte titullar, shkruan Reporteri.net
Vushtrrias në minutën e tetë realizoi një gol tejet të bukur pasi pranoi një top nga Davy Klassen.
Por, përveç golit Rashica për 73 minuta sa ishte në fushë tregoi performancë të lartë duke godit në drejtim të portës si dhe duke bërë kombinime me bashëklojtarët e tij.
Kujtojmë që 22 vjeçari sapo është rikthyer nga lëndimi dhe tani edhe Kosova mund të llogarit në të për ndeshjet e muajit tetor.
Në videon e mëposhtme mund ta shihni përmbledhjen nga ndeshja e Milot Rashicës kundër Dortmundit. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.