Dritës i ka takuar derbi i javës së shtatë në Superligën e Kosovës në futboll
‘Intelektualët’ kanë mposhtur rivalin lokal Gjilanin me rezultat 1-0 me golin e vetëm të realizuar në këtë takim nga Ardian Cuculi, shkruan Reporteri.net
Cuculi realizoi me kokë në mintëun e 24-të, ndërsa ndeshja kryesisht u veçua me shumë karton të verdhë dhe një lojë aspak tërheqëse për publikun.
Në anën tjetër Prishtina po vazhdon me rezultate pozitive dhe këtë xhiro mposhti Vushtrrinë në udhëtim me rezultat të pastër 3-0.
Edhe Ballkani i Ismet Munishit arriti fitore të madhe në Drenicë me Xhebrailat që fituan 1-0 me golin e vetëm të realizuar nga Jetmir Topalli.
Në fotografinë e mëposhtme mund ta shihni tabelën e Superligës ku kryeson Feronikeli. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.