×
  • Lajme
  • Lajme / E FUNDIT

    Vetëvendosje e konfirmon: Haxhiu do të jetë sërish kandidate për kryeparlamentare, do të shkojmë prap me votim të fshehtë

    Reporteri
    05 Maj 2025 | 9:49

    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Arbër Rexhaj, ka konfirmuar se Albulena Haxhiu do të jetë sërish kandidate për kryetare të Kuvendit.

    Ai tha se do të shkojnë sërish me votim të fshehtë, dhe kjo sipas tij bëhet për të mundësuar ndonjë deputeti që të votojë fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit, shkruan Reporteri.net.

    “Ndryshim nuk do të ketë, Albulena Haxhiu sërish do të jetë kandidate për kryetare të Kuvendit”

    “Votimi i fshehtë nuk është shkelje procedurale. Shkojmë me votim të fshehtë, meqenëse janë këto numra që janë, dhe mund të ketë deputet që me vullnetin e vet ta zhbollokoj. Ndoshta në vullentin e tyre politik, mund të jetë ndonjë deputet që vendos ta zgjedh kryetarin e Kuvendit, dhe ta konstituojmë Kuvendin”, tha Rexhaj.

    I pyetur se a do t’i thërras sërish Kurti për bisedime kryetarët e partive politike, Rexhaj tha se kjo i mbetet kryetarit të VV-së që të vendos.

    “Kjo çështje është e kryetarit- kryeministrit Kurti që besoj se pati një iniciative të tillë duke i thirrur liderët të konsultohen e ku u përgjigj vetëm një subjekt politik”, tha ai. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!