×
  • Sport
  • Sport

    Ademit nuk i nevojiten më shumë se tre minuta për të shënuar gol me Baselin

    Reporteri
    29 Shtator 2019 | 17:57

    Kemal Ademi vazhdon me formën mrekullueshme në Superligën e Zvicrës


    Baseli e mposhti 3-0 Luzernin në kuadër të xhiros së tetë dhe vazhdon kryesimin në Superligën e Zvicrës, shkruan Reporteri.net

    Ademi në këtë takim ishte në stol, por u inkuadrua në lojë në minutën e 87-të dhe më pas në minutën e 90-të shënoi golin e tretë të Baselit.

    23 vjeçari është golashënuesi i dytë më i mirë në kampionatin zviceran me 6 gola të realizuar në tetë xhirot e luajtura deri tani.

    Kujtojmë që Bernard Challandes është i interesuar që Ademin ta sjellë te Kombëtarja e Kosovës. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!