Gafat e Sali Berishës gjatë kësaj fushate nuk kanë fund. Kësaj radhe, kreu i PD ishte ndalur në një takim elektoral në Burrel. Dhe gafën e kishte rezervuar pikërisht në nisje të fjalimit të tij.
Në nisje të fjalimit, Berisha u tha matjanëve përshëndetjet më të papërzemërta, në vend se të thoshte përshëndetjet më të përzemërta.
“Të dashur matjanë dhe matjane, nderimin tim më të madh për ju, mirënjohjen me të pakufishme dhe përshëndetjet më të papërzemërta (ngatërrohet)… më të përzemërta për mbështetjen e madhe që me keni dhënë mua dhe PD”, tha Berisha.
Të shtunën në takimet në qarkun e Fierit, Berisha prodhoi 3 gafa. Fillimisht tha se numri i popullsisë në Gramsh ka rënë nga 50 mijë në 60 mijë, më pas ngatërroi statusin e minatorit me atë të naftëtarit, ndërsa pensionin minimal tha se do ta vendosë 100 euro në vend se të thonte 200 euro.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.