×
  • Sport
  • Sport

    Përgjaket derbi i kryeqytetit të Shqipërisë, tifozeritë përplasen me njëra-tjetrën

    Reporteri
    29 Shtator 2019 | 19:01

    Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në prag të sfidës mes Tiranës dhe Partizanit.


    Tifozeritë e të dyja skuadrave janë përplasur me njëra-tjetrën në pjesën pas porte.

    Sherri9

    Kanë qenë tifozët e Tiranës ata që kanë zbritur në fushë dhe i janë drejtuar tribunës së Partizanit, duke goditur me gurë ndërkohë që këta të fundit janë kundërpërgjigjur.

    Sherri7

    Është dashur ndërhyrja e forcave të sigurisë për të shmangur sadopak këtë përplasje aspak normale.

    Sherri6

    Pas  sherrit masiv, në stadium kanë mbërritur edhe forcat e rendit të cilët kanë marrë situatën në kontroll.

    Sherr mes tifozerive on Vidnews.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!