Një 17-vjeçar është arrestuar në fshatin Rapç të Dragashit, në një manifestim tradicional ku morën pjesë mijëra qytetar nga kjo zonë.
Lajmin për gazetën online Reporteri.net e ka konfirmuar Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës në Prizren.
“Në manifestim është vërejtur një i ri 17-vjeçar me një bluzë me hartën e Kosovës me mbishkrimin në cirilike ‘Dragash, Kosovo i Metohija’ me hartën e Kosovës në prapavijë”, ka thënë Bytyqi.
Zëdhënësi Bytyqi tha se i mituri pas intervistimit është liruar me procedurë të rregullt.
Kundër të njëjtit është filluar procedura hetimore për veprën penale ” nxitja e përçarjes dhe mos durimit”.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.