×
  • Lajme
  • Shqipëria / Nis funksionimin

    Ulet aeroplani i parë në Aeroportin e Vlorës

    Reporteri
    08 Maj 2025 | 13:17

    Aeroporti i Vlorës të enjten ka nisur funksionimin, teksa një aeroplan është ulur për herë të parë. Bëhet fjalë për fluturimin e parë certifikues, shkruan A2.

    I pranishëm në ceremoninë hapëse ishte kryeministri Edi Rama dhe zv/kryeministrja Belinda Balluku.

    “Shumë urime dhe me këmbë të mbarë të gjithë punonjësve të rinj të aeroportit të Vlorës. Falenderoj edhe grupin e ardhur nga Kosova. Shpreh besimin se kjo shqiponjë dykrenare që është krijuar me dy grupet, do e ngrejë shumë lart emrin e këtij aeroporti. Falenderoj edhe ata që besuan e punuan për këtë projekt, që ishte tejet sfidues”, ka thënë Rama.

    Ky është aeroporti i tretë në Shqipëri, pas Rinasit dhe Kukësit. Teksa ai në Rinas vazhdon të jetë një prej aeroporteve më të ngarkuara në rajon, në Kukës është mbyllur për shkak se nuk ka fluturime.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!