Pas dorëzimit penal që LDK-ja bëri në Prokurorinë Speciale ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit dhe ministrave në detyrë që janë zgjedhur deputetë, deputetja e kësaj partie, Hykmete Bajrami para gazetarëve ka folur edhe për bllokadën institucionale, shkruan Reporteri.net.
E pyetur nëse do të merrte pjesë LDK-ja në një takim nga Presidentja Osmani, Bajrami e LDK-së tha se varet për çfarë ftohet dhe çfarë qëllimi mund të ketë ai takim.
Ajo tha se ani pse si parti e tretë s’ju ka takuar, por një gjë të tillë se kanë bërë për protagonizëm por për shkak të përgjegjësisë ndaj votuesve e ndaj të gjithë qytetarëve, për të nxjerrë vendin nga ky ngërç politik.
“Ne e kemi vendos këtë propozim në tavolinë. Jemi të hapur të jemi prezent në takime të tilla për të nxjerrë vendin nga ngërçi institucional. Varet për çfarë ftohet takimi dhe çfarë qëllimi mund të ketë, s’mund të japë përgjigje në pyetje hipotetike, por ka qenë propozim i yni që të gjitha partitë parlamentare të mblidhen diku për ti dhënë zgjidhje ngërçit politik. Nuk e kemi bërë për protagonizëm, sepse nuk na ka takuar si parti e tretë, por për shkak të përgjegjësisë, për shkak të votuesve tanë dhe të gjithë qytetarëve që të nxjerrim vendin nga ky ngërç në të cilin na ka futur VV-ja”, tha Bajrami.
/Reporteri.net/