×
  • Lajme
  • Lajme / Nënkryetari i LDK-së

    Haziri: Kurti s’ka arritur një marrëveshje për qeverinë, prandaj mban peng zgjedhjen e Kryeparlamentarit

    Reporteri
    08 Maj 2025 | 16:21
    Foto: Adriatik Jakupi, Reporteri

    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri tha se propozimi i partisë së tij për një qeveri tranzicioni do t’i jepte oksigjen politik Kosovës, në të kundërtën ushtrimi i detyrës së demokracisë do të jetë shumë i vështirë.

    Haziri teksa foli për ngërçin në Kuvend, tha se kjo është një situatë e re për politikën në Kosovë.

    “Kjo është një situatë e paprecendentë, por Gjykata Kushteuese mund të ketë një plan tjetër në lidhje me këtë gjë. Duhet një vullnet politik, duhet të angazhohemi shumë. Ne para dy ditëve morëm një letër nga Kurti, i kemi kthyer edhe një përgjigje. Kosova është në një pikë kritike, jo vetëm për pasojë të ndryshimeve rajonale që po ndodhin, por edhe për pasojë të agjendës së saj zgjedhore. Të paktën deri në mars një qeveri tranzicioni do t’i jepte oksigjen politik Kosovës, në të kundërtën ushtrimi i detyrës së demokracisë do të jetë shumë i vështirë. Zgjedhjet nuk janë shpresë për të dalë nga kjo situatë”, tha Haziri.

    Më tej Haziri theksoi se nëse kjo situatë nuk zgjidhet Kosova do të shkojë drejt një krize të madhe politike. Madje ai thekson se të gjitha partitë janë treguar tolerantë me Kurtin.

    “Kurti nuk ka arritur një marrëveshje për qeverinë, ndaj edhe mban peng zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit me mosvullnet politik. Të gjitha partitë politike kanë pritur që LVV të ndërtojë një qeveri. Ajo ka ndërtuar proces politik vetëm me veten e saj dhe me disa nga partnerë të vegjël që vijnë nga komunitetet shumicë jo serbe. Të gjitha partitë kanë pasur durim dhe kanë treguar respekt politik që Kurti të zgjidhte këtë proces. Nuk mbahen mend që rezultatet zgjedhore të kalojnë në procese të tilla. Ne jemi peng i veprimeve të Kurtit.

    Po shihet në fakt që pa LDK nuk po ndërtohen institucione, po ne nuk po sillemi me arrogancë duam që të gjithë të përfshihen”, shtoi Haziri./ReportTv/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!